Policia në Krujë ka evidentuar një parcelë që do të mbillej me fidanë kanabisi në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi. Bëhet e ditur se në vëzhgimet e bëra me dron janë zbuluar dy persona teksa tentonin të mbillnin në tokë fidanët. Një prej tyre u identifikua nga policia si L.M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi dhe u shpall në kërkim. 224 fidanë të kultivuar në kubikë u asgjësuan.
Add A Comment