Dje në shtëpinë e shumëtëkërkuarit Evis Martinaj, u bënë kontrolle dhe në zonën përreth. Eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi, thotë se kontrollet janë të vonuara dhe se në njëfarë mënyre tregonin sikur ai është eleminuar dhe se autoritetet po merren më shumë me klanin e viktimës sesa me autorin.
Për të nëse policia ka zbuluar një përgjim ku dyshohet të jetë zëri i Martinajt, atëherë duhej të krahasohej me një tjetër përgjim ku policia e ka zërin e të shumëkërkuarit dhe të dilet në një përfundim.
“Gjëja që më bëri pështypje dje ishte fakti që u kapën municione, automatikë që nuk janë armë kualitative, prodhim kinez. I bie ose të ketë qenë maniak armatimi. Të thuash se ishte një njeri që merrej me shitje fishekësh, edhe kjo nuk të bind. Janë veprime të vonuara të policisë. Nëse e shohim me sy kritik, e kam thënë se nëse Ervis Martinaj është viktimë më tepër duhet të merremi me autorin dhe jo me klanin e viktimës.
Duket sikur ai është eleminuar dhe gjërat po serviren hap pas hapi. Ose flitet për një përgjim të hapur, profesionalisht mund të them që nëse është kapur ai përgjimi që thonë, jam i sigurt se Ervis Martinaj ka qenë diku aty. Nuk i ndalon njeri të krahasojnë zërin dhe mund të dalin me deklaratën që Ervis Martinaj është gjallë. Nuk është nevoja të shkojnë forcat aty. Duhet të ketë të njëjtin intensitet si ndaj viktimës si ndaj autorëve. Kjo mund të ketë qenë edhe një përbaltje që shiko se çfarë mbante ky person në shtëpi”,-tha Rexhepi.