Këtë të shtunë u mbajt Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, ku ishin parashikuar disa ndryshime brenda kësaj force politike. Në Konventë mbajtën fjalën e tyre disa të pranishëm, mes të cilëve edhe kryetari aktual i kësaj force politike, Ilir Meta, i cili tha se sonte së bashku me simpatizantët e PL-së, do shkojnë poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në mbështetje të tij.
Gjatë Konventës u votua edhe për postin e Presidëntit të kësaj force politike, me Kryemadhin që tregoi votën e saj për Ilir Metën në krye të kësaj force politike.
Lexo edhe :
Related Posts
Në votim kaluan edhe disa propozime, dy prej të cilave ishin të Monika Kryemadhit, njëri prej të cilëve, ai për konfliktin e interesit u rrëzua. U pranua propozimi i dytë i Kryemadhit, që lidhet me buxhetimin e grave, por me disa ndryshime në përqindjen e buxhetimit.
Po ashtu u votuan edhe propozimet e Metës për ndryshime në Statut, ndër të cilat edhe për t’i dhënë fund sipas tij nepotizmit, duke mos lejuar mbajtjen e posteve në strukturat drejtuese, të personave nga e njëjta familje.