Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim, ndryshimin me shkëmbim notash të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e lejeve të drejtimit.
Po ashtu në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi edhe marrëveshjen me qeverinë e Republikës së Serbisë, për bashkëpunim në turizëm.
Qeveria miratoi sot në parim edhe letërmarrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”.