Në Tiranë pritet që të vijë koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew. Ai po bën një tur në Europë ku përfshihet edhe Mali i Zi dhe Lituania.
Vizita e tij do të shërbejë për të theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta të momentit.
Tirana do të jetë ndalesa e fundit e koordinatorit, më 20 qershor. Sipas DASH ai do të takohet aty me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. “Ai do të diskutojë mbi punën që është duke u bërë në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit”, thotë DASH.