Raportimet e fundit nga qarku i Korçës flasin për lëkundje të tjera që vijojnë, teksa qytetarët janë në panik.
Sipas raportimeve në tirananews.al nga vetë banorët e zonës ata kanë frikë sot të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. “Më duket se sot do flemë jashtë. U tmerruam në orën 4.30 të mëngjesit, gjithçka në shtëpi lëvizte e kemi dalë me vrap”, thotë Bashkimi, banor i qytetit.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut, Pogradec, Bilisht e zonat përreth. Aktualisht janë dëmtuar disa shtëpi në fshatrat afër epiqendrës, teksa situata mbetet e nderë.
Sipas sizmiologut të IGJEUM, Edmond Dushi në këtë zonë ka patur goditje për një kohë të gjatë. “Është një zonë tektonike që ka kaluar afatin e duhur”, thotë ai, duke shtuar se magnituda e tërmeteve nuk mund të parashikohet por që vijon të mbetet një zonë aktive e lëkundjeve sizmike.
Tërmeti i fundit është regjistruar rreth orës 09.45 me një magnitudë më të ulët se ai i orës 4.26 të mëngjesit.