Korça është një nga qarqet që është prekur nga koronavirusit, me 19 njerëz të infektuar. Fatmirësisht prej disa ditësh nuk janë shënuar raste të reja. Një rol kyç në menaxhimin e situatës së krijuar ka edhe bashkia, si hallkë e strukturave të përcaktuara në ligjin e Fatkeqësisë Natyrore. Në një intervistë për tirananews.al kreu i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo thotë se qyteti juglindor vijon të mbetet model referuar zbatueshmërisë së rregullave dhe masave.
Korça është një zonë turistike që frekuentohet në çdo stinë, por si do të jetë tashmë turizmi në kushtet e pandemisë. Z. Filo thotë se po punohet për të ideuar nje plan masash per zhvillimin e ketij sektori edhe ne kushtet e reja.
Koronavirusi “ka mbërritur” në qarkun e Korçës me 19 të infektuar prej të cilëve 18 janë shëruar sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë. A ka raste te reja? A po tregohen bashkëpunues qytetarët në respektimin e masave të vendosura?
Per fat te mire Korca nuk ka raste te reja, por kjo nuk eshte nje arsye per te ulur vigjilencen dhe minimizuar masat. Korca vijon te mbetet nje zone e kuqe, me te gjitha kufizimet qe kane keto zona. Qytetaret kane qene shume bashkepunues duke respektuar oraret e kufizimit te levizjes, distancat ne njesite e sherbimit si edhe masat mbrojtese. Por theksoj qe edhe bashkepunimi i institucioneve ne ndjekjen e respektimit te zbatimit te masave te vendosura nga qeveria ka qene per tu vleresuar. Korca vijon te mbetet nje qytet model referuar zbatueshmerise se rregullave, kufizimit te levizjes dhe higjenes edhe ne kete situate shume te veshtire te pandemise.
Aktualisht jemi në gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore deri më 23 qershor, dhe bashkia është një nga strukturat që menaxhon dhe përballon situatën. Sipas këtij ligji në çdo bashki, nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, krijohet dhe funksionon komisioni i mbrojtjes civile. A është krijuar kjo strukturë nga ana juaj dhe si po menaxhohet situata aktualisht?
Qe ne fillim te situates eshte krijuar kjo strukture e cila eshte ne ndjekje periodike te situates ne qytetin e Korces dhe fshatrat e 7 njesive administrative te Bashkise Korce. Nen drejtimin e kesaj strukture prej javesh tashme po kujdesemi per zbatimin e masave te vendosura te distancimit social, duke e beret e mundur kete fale nej bashkepunimi te Policise Bashkiake e Kontrollit te Territorit me Policine e Rendit. Gjithashtu ne bashkepunim me eksperte te shendetit publik qe ne fillim te situates kemi hartuar nje rregullore te detyrueshme per tu zbatuar nga te gjithe njesite e tregetimit qe lejohen te funksionojne ne qytet e fshatra. Kjo rregullore eshte e afishuar ne cdo njesi tregetimi, jane vendosur nga bashkia piketat e ruajtjes se distances jashte cdo dyqani si edhe ushtrohen kontrolle periodike per zbatueshmerine e ketyre masave.
Dezinfektimi periodik i rrugeve, shesheve dhe hapesirave publike vijon sipas protokolleve te dezinfektimit duke ndihmuar ne minimizimin e perhapjes se semundjes.
Puna e bashkise ne kete periudhe ka qene shume e fokusuar edhe ne drejtim te ofrimit te sherbimeve per pensionistet e vetmuar ne qytet dhe fshatra, duke ngritur nje rrjet ekipesh qe vijojne punen ne terren, me staf bashkie dhe vullnetare. Keto grupe ofrojne sherbimin e berjes se pazarit, blerjes se ilaceve, marrjes se pensionit dhe sherbime te tjera per qindra te moshuar te vetmuar ne 18 lagjet e qytetit te Korces dhe 64 fshatrat e bashkise. Gjithashtu bashkia ne bashkepunim me rrjetin e organizatave te shoqerise civile ne Korce, institucione e donatore te shumte po shperndan pako ushqimorte per qindra familje ne nevoje duke ndihmuar ne zbutjen e veshtiresive ekonomike te krijuara tek shume familje per shkak te humbjes se punes ne kushtet e pandemise.
Ne kushtet e lirimit te masave nga ana e qeverise, cilat janë masat që bashkia po ndërmerr nga ana e saj për të parandaluar përhapjen e virusit në këto kushte të zbutjes lë te themi.
Vijojme te jemi ne te njejta kushte masash per sa kohe Korca eshte nje bashki qe nuk perfshihet ne zonen e gjelber ku masat po zbuten gradualisht. Pjesa tjeter e zgjerimit te listes se bizneseve psh qe kane rifilluar aktivitetin kete jave, vijon te ece paralel me pjesen tjeter te Shqiperise ne zbatim te vendimmarrjeve qendrore.
Në nenin 65 të ligjit për Fatkeqësitë Natyrore përcaktohet dhe buxheti i bashkive për përmballimin e situatës ku thuhet se bashkitë mund të planifikojnë fonde që sigurohen dhe nga fondet e kushtëzuara të buxhetit të shtetit, por dhe të planfikojë fonde shtesë nga burime të tjera. Referuar kësaj, a keni identifikuar familjet në nevojë dhe jo vetëm, dhe si po i ndihmon bashkia (krahas fondeve qeveritare) këto familje?
Skema e mbeshtetjes se familjeve ne nevoje si e theksova edhe mesiper ka qene nje bashkerendim aktoresh nen drejtimin e bashkise duke beret e mundur qe te mbulojme deri tani me paketa baze ushqimore shumicen e familjeve ne nevoje ne qytet e fshatra. Drejtoria e Kujdesit Social prane bashkise ka perpiluar lista te sakta bazuar mbi te dhenat e saj e kerkesat e shumta qe vijne ne adrese te bashkise nga qytetare te shumte. Gjendja reale e ketyre familjeve te perfshira ne lista eshte verifikuar ne terren nga administratoret e ndihmes ekonomike e me pas eshte bere shperndarja tek cdo familje ne nevoje. Thirrjes se bashkise per mbeshtetje i jane pergjigjur te gjitha institucionet dhe organizatat duke bere te mundur sigurimin e nje sasie te konsiderueshme pakosh ushqimore qe jane shperndare ne familjet ne nevoje. I jashtezakonshem ka qene solidariteti I treguar nga punonjesit e bashkise dhe punonjesit e institucioneve te tjera te cilet kane dhuruar per njerezit ne nevoje. Bashkia sigurisht ka rialokuar fonde per mbulimin e nevojave te shumta por nuk do ia dilnim pa rrjetin e organizatave dhe donatoreve te shumte te cilet na kane mbeshtetur ne kete proces.
Korca gjithashtu është një nga qytetet turistike të Shqipërisë mjaft i frekuentuar në çdo stinë. Si e parashikoni turizmin këtë vit në kushtet e jashtëzakonshme që u përfshi vendi dhe bota. A ka bashkia një plan mbështetës për këtë?
Turizmi per Korcen eshte nje nga drejtimet me te rendesishme te zhvillimit te ekonomise lokale dhe shume nga investimet tona te rendesishme dhe projektet prej vitesh jane fokusuar ne kete drejtim.
Prane kryetarit te Bashkise Korce funksionon Komiteti per Zhvillimin e Turizmit i cili para situates se pandemise po punonte ne mbeshtetje te drejtorise te turizmit dhe projekteve ne bashki per hartimin e Strategjise te Zhvillimit te Turizmit per korcen 2020-2030.
Sigurisht qe ne kushtet e reja te krijuara nga Covid 19, duket gati luks te mendosh e te flasesh per turizmin, por ne kendveshtrimin e bllokimit te nje prej degeve me te rendesishme te ekonomise lokale ne jemi duke ideuar nje plan masash per zhvillimin e ketij sektorti edhe ne kushtet e reja.
Ekzistenca e bujtinave me pak shtreter, fshatrta turistike, natyra e mrekullueshme e Korces me shume zona te pershtatshme per piknik per zhvillimin turizmit familjar jane disa nga faktoret favorizues per zhvillimin e nje forme te re dhe shume te mundshme turizmi ne Korce, ne kohen kur edhe situate e zbutjes se masave do te kete progresuar. Jemi duke punuar per nje pakete te plote idesh dhe masash ne kete drejtim me qellim mbeshtetjen e ketij sektori shume te rendesishme te ekonomise lokale ne Korce. / tirananews.al