Përpos Tiranës, tani dëmtimi i objekteve kulturore po ndodhet edhe në vende të tjera. Dy skulptura të parkut të qytetit të Korçës janë dëmtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave.
Njoftimin e ka marrë edhe policia e Korçës, të cilët kanë filluar hetimin për rastin duke krehur zonën dhe duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.