Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Korçës, përkatësisht në fshatrat Dishnicë të Bashkisë Korçë dhe Strelcë të Bashkisë Maliq. Të dy rastet paraqiten me intensitet të ulët dhe janë nën kontroll të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe shërbimet pyjore.
Në Dishnicë, zjarri është drejt shuarjes, me përfshirje të gjerë forcash dhe mjetesh, ndërsa në Strelcë mbetet aktive vetëm vatra veriore. Në total janë angazhuar 143 forca dhe 10 mjete operacionale.
Prefektura e Qarkut Korçë njofton se vijon të qëndrojë në gatishmëri të lartë, në bashkëpunim me të gjitha strukturat përkatëse për menaxhimin dhe shuarjen e plotë të zjarreve.
