Edhe Korea e Jugut bashkohet me dhimbjen e shqiptarëve dhe solidarizohet për të lehtësuar sadopak dhimbjen.
Bashkëthemeluesja e Federatës se Paqes Universale, Federatës së Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, Federatës së Grave për Paqe dhe një sërë organizatash të tjera humanitare, Dr. Hak Ja Han Moon, ka dhuruar sot në llogaritë e vëna në dispozicion nga Emergjencat Civile, 100. 000 dollarë.
Dr. Moon bashkohet dhe dhimbjen që vendi ynë po përjeton. Lutjet e saj janë drejtuar për Shqipërinë, vendin që vizitoi në fund të muajit tetor, në Samitin e Paqes për Europën Juglindore.