Zyrtarët amerikanë ditën e sotme kanë bërë me dije se shëndeti i diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, është në rrezik të madh pasi ai i është nënshtruar një operacioni në zemër.
Mirëpo të gjithë po i frikësohen faktit se kush do të qeverisë vendin nëse ky i fundit do të vdesë. 36 vjeçari, për herë të fundit u pa në një takim qeveritar më 11 prill dhe çuditërisht ai mungonte në festën e ditëlindjes së gjyshit të tij të ndjerë Kim Il-Sung, që ishte më 15 prill, u festua 108 vjetori i lindjes së tij.
Sipas mediave të huaja Kim kishte probleme kardiovaskulare dhe po kurohet në një vilë në provincën e Phyongan të Veriut. Mediat kanë bërë me dije se është e paqartë se çfarë do të ndodhë me qeverisjen e vendit nëse Kim bëhet i pafuqishëm për të drejtuar vendin, ose nëse ai humb betejën me sëmundjen,.
Po ashtu thuhet se e vetmja politikane e duhur që mund të marrë postin e tij është e motra Kim Yo-jong.
Por edhe pse zyrtarë amerikanë njoftuan se gjendja e diktatorit është e rëndë , Koreja e Veriut, ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë përsa i përket shëndetit të tij.
Mendohet se vdekja e diktatorit ka të ngjarë të çojë në një luftë për pushtet sepse Kim nuk e ka lënë konkretisht një pasardhës, dhe e vetmja që shihet si kandidate është e motra e tij.
Analisti Cheong Seong-Chang në Institutin privat Sejong në Korenë e Jugut tha se Kim Yo-jong tashmë ka një ndikim të rëndësishëm brenda qeverisë. Duke pasur parasysh se dy nga tre anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike janë më të moshuar, anëtari i tretë i tij, Kryetari i Departamentit të Organizatës dhe Udhëzimit Choe Ryong Hae, shihet si një kandidat i mundshëm për të marrë pushtetin, shkruajnë mediat e huaja. Gjithashtu edhe kryetari i Departamentit të Organizatës dhe Udhëzimit Choe Ryong Hae shihet si një kandidat i mundshëm për të marrë përsipër Kim.
Ndërkohë Kim deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë dhe mediat shprehen se ai mund të jetë këshilluar që të rrijë larg tubimeve publike për shkak të Covid-19.
Megjithëse mosha e tij nuk e vendos atë në një kategori të rrezikut të lartë, druhet se pirja e tepert e alkolit, pirja e duhanit dhe mbipesha do ta vinin 36-vjeçarin në rrezik të madh nëse do të infektohej me koronavirus.
Kim ka qenë shumë aktiv javët e fundit dhe është fotografuar duke inspektuar ushtrinë e tij, ndonjëherë me oficerë të veshur me maska për fytyrën, ndërsa ai jo. Kim ishte një i panjohur për Perëndimin kur u ngjit në pushtet duke zëvendësuar babanë e tij, Kim Jong-il.
Vëllai i tij më i vjetër Kim Jong-nam ishte parë dikur si pasardhësi i mundshëm, por u vra më vonë në Malajzi, në 2017. Pretendimi i partisë në pushtet për legjitimitet i ka rrënjët në luftën e Kim Il Sung kundër kolonizatorëve japonezë të Koresë dhe për vite me radhë propaganda e zyrtare e Veriut ka promovuar ngjashmërinë e Kim Jong-Un me gjyshin e tij, në pamjen, mënyrën dhe madje edhe shkrimin e dorës.