Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Koreja e Veriut në alarm për diktatorin, Kim Jong-un njofton vendimin drastik

21:56 / October 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kim jong
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa Koreja e Veriut i paraqet botës një front të bashkuar në përpjekje për t’u rikthyer si faktor bërthamor, duket se diktatori Kim Jong Un është trembur nga mospajtimet brenda kufijve të tij të mbyllur. Ndaj policia koreano-veriore është urdhëruar që të rrisë sigurinë në mbarë vendin për të siguruar që diktatori të mbrohet dhe gjithashtu të “eliminohen” kërcënimet ndaj tij.

Koreja e Veriut është vënë në alarm për sigurinë e jetës së diktatorit Kim Jong-Un. Qeveria ka urdhëruar policinë e Koresë së Veriut që të rrisë sigurinë në mbarë vendin për të siguruar që diktatori Kim Jong-Un të mbrohet dhe gjithashtu të “eliminohen” kërcënimet ndaj tij.

Sipas “Daily Mail”, në dy muajt e fundit, strategjia e Koresë së Veriut për t’u rikthyer si faktor bërthamor, është shfaqur tepër e rigjallëruar. Kim prezantoi një ligj të ri që lejon sulmet parandaluese bërthamore dhe ka lëshuar një seri raketash provë – duke përfshirë një që fluturoi mbi Japoni.

Por ndërsa Koreja e Veriut i paraqet botës një front të bashkuar, duket se Kim është trembur nga mospajtimet brenda kufijve të tij të mbyllur.

Zyrtarët lokalë janë urdhëruar nga autoritetet më të larta të Koresë së Veriut të sigurojnë shtëpitë e tyre dhe për të eliminuar të gjitha kërcënimet e mundshme për udhëheqjen nga brenda, ka raportuar Radio Free Asia (RFA) – duke cituar një burim gjyqësor.

Ministria e Sigurimeve Shoqërore – një agjenci e zbatimit të ligjit e mbikëqyrur nga Komisioni i Çështjeve Shtetërore të Koresë së Veriut, i cili drejtohet nga vetë Kim – ka urdhëruar policinë dhe agjencitë e sigurimeve shoqërore të krijojnë një rrjet të ngushtë mbikëqyrjeje.

Qëllimi i tij është të identifikojë njerëzit që konsiderohen problematikë për regjimin dhe të monitorojë aktivitetet e tyre dhe në fund t’i ‘eliminojë’ ata.

alarm Kim Jong Koreja e Veriut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.