Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të shkurtër të enjten drejt ujërave të saj lindore, tha ushtria e Koresë së Jugut, disa orë pasi Veriu kërcënoi se do të lëshonte përgjigje ushtarake “më të ashpra” ndaj SHBA-së, duke forcuar angazhimin e saj të sigurisë ndaj aleatëve të saj Korenë e Jugut dhe Japoninë.
Ushtria e Koresë së Jugut zbuloi lëshimin nga zona bregdetare lindore e Wonsan të Koresë së Veriut në orën 10:48 të mëngjesit me orën lokale, tha në një deklaratë Shefi i Shtabit të Përbashkët të Jugut. Ai tha se Koreja e Jugut ka rritur mbikëqyrjen ndaj Veriut duke ruajtur një gatishmëri ushtarake dhe një koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara.
Sakaq, ky rast shënon gjuajtjen e parë të raketës balistike e Koresë së Veriut në tetë ditë dhe e fundit në breshërinë e provave të saj në muajt e fundit.