Një trup i dekompozuar është gjetur sot në mëngjes nga një banor të Kato Korakiana, në Korfuzin e Mesëm, në fushën të ashtuquajtur Dassia.
Sipas informacioneve nga media vendase pranë trupit u gjet pasaporta e një 35-vjeçari me origjinë shqiptare, zhdukja e të cilit ishte deklaruar në prillin e kaluar. Dyshimet janë se bëhet fjalë për 35-vjeçarin e identifikuar si Skënder Toska, baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët që prej 1 prillit nga Korfuzi.
Megjithatë, policia e Korfuzit ka shkuar në vendngjarje dhe pritet identifikimi i ekzaminimit mjeko-ligjor.