Koronavirus në Kinë po merr me dhjetëra jetë njerëzish. Por atje jetojnë edhe shumë shqiptarë, në një intervistë për Tirananews.al, trajneri i futbollit, Ergys Luga na tregon se si është situata në qytetin ku ai jeton, por dhe përjetimi i shqiptarëve të tjerë, miq të tij.
Ergys Luga tregon se edhe në qytetin ku ai jeton që është shumë larg qyteteve të vendosura në karantinë ka të prekur nga koronavirus. Megjithatë ai shprehet se, ka besim tek autoritet kineze dhe edhe pse gjendja është alarmante se nuk është në panik.
Ai na tregon se sipas atyre që ka dëgjuar në jetën e përditshme po mendohet që koronavirus mund të trajtohet me të njëjtat medikamente ashtu si edhe virusi i HIV-AIDS. “Me sa shoh situata është nën kontroll dhe autoritetet kineze po përpiqen që të gjejnë ilaçin e duhur, megjithëse flitet që po projektohet që të përdoren medikamentet që trajtojnë HIV-AIDS edhe për këtë sëmundje. Kështu duhet parë në ditët në vijim se si do të shkojnë gjërat”, shprehet ai.
Sa kohë keni në Kinë dhe ku jetoni?
Unë kam rreth tre muaj që jetoj në qytetin e Shen Zhenit në krahinën e Guan Dongut, kam pasur një ofertë nga klubi i qytetit ku tashmë jetoj. Arsye për të cilën u transferova nga Shqipëria drejt Kinës. Në Shqipëri kam punuar si trajner tek ekipi i Kamzës dhe ekipet e moshave dhe këtu aktualisht drejtoj moshat
Sa larg qyteteve të vendosura në karantinë je?
Qytete që janë në karantinë pra edhe Huanin i kam shumë larg, por diskutohet që edhe në krahinën ku jam unë ka raste, të prekur janë gjithsej 20 veta, por me sa shoh situata është nën kontroll dhe autoritet kineze po përpiqen që të gjejnë ilaçin e duhur megjithëse flitet që po projektohet që të përdoren medikamentet që trajtojnë HIV-AIDS edhe për këtë sëmundje. Kështu duhet parë në ditët në vijim se si do të shkojnë gjërat.
Sa i rrezikuar ndihesh nga ajo që po ndodh në Kinë dhe çfarë thonë autoritet vendase?
Kinezët janë një popull shumë i kujdesshëm në lidhje me këto fenomene. Ata shqetësohen edhe për një grip të thjeshtë, jo më për këtë situatë që është emergjente. Mendoj se çdo gjë është nën kontroll, sepse në çdo stacion metroje, në çdo lloj transporti publik, duhet të kalosh në disa kontrolle rutinë. Ku çdo individi i matet temperatura. Nëse rezulton që një pëson e ka më shumë se 37 kalon për një kontroll më të imtësishëm dhe kurim në spital. Unë me sa po kuptoj autoritetet po përparojnë më shumë në dezinfektimin e rrugëve. Forcat security janë shtuar kudo më shumë, edhe në hyrjet e pallateve janë, edhe bëjnë kontrolle. Sa për maskat, raporti njerëzve që i vendosin dhe jo është 50 me 50 të paketën në qytetin ku jetoj unë.
A bëni jetë normale, apo jeni detyruar të mbylleni në shtëpi?
Jeta ime është normale, dal takoj shok takoj miq, çdo gjë është në dorë të zotit. Edhe në lagjen time njerëzit zhvillojnë jetë normale, patjetër kemi kontakte dhe me klubin, kujdesen për ne, na kanë dhënë edhe numra emergjence për çdo problem elementar me shëndetin.
Çfarë thuhet në Kinë jo zyrtarisht, çfarë është ky virus?
Patjetër që janë ngritur disa hipoteza dhe teori konspirative për përhapjen e virusit, disa raste teoritë konspirative thonë se mund të jetë shkaktuar nga dora e njeriut, disa të tjerë e lidhin me dietën ushqimore kineze, që është e komplikuar për syrin tonë dhe evropian, por shteti ende nuk ka dalë në një përgjigje zyrtare.
A ka Shqiptarë të tjerë në Kinë që njihni ju?
Po ka shqiptarë në Kinë, me të cilët jemi në kontakte të vazhdueshme, flasim. Mendimi im është që shumica e shqiptarëve, më të cilët unë flas në grupe çati ashtu si edhe unë janë të mendimit që më shumë është përhapur panik në Shqipëri dhe është ekzagjeruar, familjarët janë merakosur, por situata këtu është nën kontroll./ Tirananews.al/