Ministrja ruse e Kulturës, Olga Lyubimova është diagnostikuar me koronavirus. “Lyubimova, 39 vjeçe, u diagnostikua me koronavirus, por një rast i butë, dhe kështu shtrimi në spital është “jashtë diskutimit”, -bëri të ditur zyra e shtypit e Ministrisë, shkruan “AA”.
Ajo është në shtëpi në vetizolim dhe vazhdon të punojë përmes videokonferencave, thuhet më tej në njoftim. Javën e kaluar, tre zyrtarë të lartë rusë, përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, u shtruan në spital me koronavirus të konfirmuar.
Përkundër masave të rrepta, të cilat përfshijnë izolimin e kryeqytetit Moskë, ndalimin e hyrjes së të huajve dhe pezullimin e trafikut ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor, Rusia ka zënë vendin e pestë në botë me numrin e rasteve të koronavirusit, duke tejkaluar 165,000.