Sipas Nazarkos, piku i përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ka qenë në 25 janar-25 shkurt, gjë tq cilën Pipero e kundërshtoi duke u shprehur se fillimet e Covid-19 në Shqipëri kanë qenë në fundin e shkurtit.
Mjeku Pëllumb Pipero është përplasur me analistin Shpëtim Nazarko. Të dy në një lidhje në emisionin “360 gradë”, dhanë mendimin e tyre në lidhje me pikun e infektimit të njerëzve me Covid-19 në Shipëri.
Sipas Nazarkos, piku i përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ka qenë në 25 janar-25 shkurt, gjë tq cilën Pipero e kundërshtoi duke u shprehur se fillimet e Covid-19 në Shqipëri kanë qenë në fundin e shkurtit.
“Drejtori i Farmakologjisë italiane hidhte idenë që ata e kanë pasur njëkohësisht me Kinën. Pse i mbahem tezës që piku është 25 janari ose 25 shkurti. Nëse vërtetohet kjo e doktor Piperos, dhe periudha e inkubacionit është 14 ditë. Nuk e besoj se ky do të ishte një gjenialitet i mjekësisë shqiptare,“- tha Nazarko.
“Rastet e para në Shqipëri kanë filluar të qarkullojnë në javën e tretë ose të katërt të shkurtit. Dhe për fat të keq kjo epidemi, i ngjan një ajsbergu, shohim vetëm rastet klinike dhe jo ato të tjerat. Vazhdoj të këmbëngul se duhen testime për konfirmim, jo për depistim. Unë e kam thënë që në fillimet e kësaj epidemie që në opinionin tim, bazuar në indikatorë të rëndësishëm epidemiologjik, kjo epidemi së paku do të zgjasë 4 muaj. Ndërkohë masat shtrënguese të qeverisë do të zgjasin të paktën 4-5 javë nga koha e fillimit. Por duke iu referuar një epidemiologu të madh, në këtë situatë parashikime të sakta nuk ka. Unë mendoj se masat shtrëngese do të vazhdojnë deri nga java e dytë e prillit. Besoj fort që masat shtrënguese do të fillojnë të lirohet pas javës së dytë të prillit, sepse në logjikën e kësaj epidemie duhet që ne të quhemi të çliruar nga epidemia duhet së paku një muaj pa raste të reja nga rasti i fundit,“- u shpreh Pipero.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.