Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Koronavirusi/ Rakacolli: Kemi 5-fishin e numrit të shëruarve krahasuar me vendet e rajonit

23:31 / April 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rakacolli m
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se Shqipëria ka pesëfishin e të të shëruarve nga koronavirusin krahasuar me vendet e tjera të rajonit. në lidhje me arritjen e pikut, Rakacolli tha se jemi në një linjë lineare, ndërsa ka shpresa se vendi mund të mos arrijë shifra që nuk mund të përballohen nga sistemi shëndetësor.

“Nuk kemi rritje shumë të madhe nga dita paraardhëse në atë pasardhëse. Kemi një kurbë lineare që do të thotë e përballueshme në mesin e së keqes të kësaj epidemie. Ne mund të mos i arrijmë ato shifra që nuk do mund të përballohej nga sistemi shëndetësor. Njerëzit që janë të dyshuar ato që paraqiten me simptoma ose kanë patur kontakte. Testi i merret atyre që janë të dyshuar. Gjithë këto që jemi në vëzhgim i mirë kontrolluar falë edhe strategjisë që është ndjekur.” tha Rakacolli.

Zëvendësministrja tha se në Shqipëri tashmë nuk ka më raste të importuara por vetëm transmetim komunitar dhe falë masave të marra kjo javë mund të jetë më e zbutur.

“Rastet e para në Shqipëri kanë qenë të importuara, të ardhura nga jashtë. Fale masave u arrit që pas dy javësh të ndërpriten rastet nga jashtë. Jemi në momentin e transmetimit komunitar. Gjatë kësaj jave kemi patur jo shumë ndryshime në të dhëna, por besoj se kjo javë do të jetë me e zbutur. Do shihen shifrat dhe pastaj do vendoset për masat me pikatore. Kemi 5- fishin e numrit të të shëruarve krahasuar me vendet e rajonit” tha Rakacolli.

Në lidhje me tamponët dhe respiratorët, Rakacolli tha se nuk ka mungesa.

“Tamponet nuk na kanë munguar. Patëm kohë të përgatiteshim më herët. Për sa i takon respiratorëve nuk parashikohen sa mund të na duhen. Në Shqipëri kemi por duke parë rastet e vendeve fqinje. Ne porositëm respiratorë për ta përballuar më mirë.”

5 fishin numri rakacolli sheruarve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.