Koronavirusi në Gjermani nuk është shumë i përhapur, por po vijon të marrë jetë. Sipas asaj që raporton Bild, sot në një shtëpi të moshuarish kanë vdekur nëntë persona.
BILD shkruan se një azil të moshuarish në Wuerzberg, kanë vdekur nëntë persona dhe frika është se viktimat mund të shtohen.
Po ashtu janë infektuar edhe 23 kujestare që shërbenin në azil. Ato janë vendosur në karantinë shtëpiake. Sipas BILD, më e frikshme është situata kur e mendon se ishin vendosur masa speciale mbrojtëse që pas vdekjes së parë. Të gjithë të vdekurit janë mbi 80 vjeç dhe kanë pasur sëmundje të mëparshme.