Ministria e Shëndetësisë raportoi një ditë më parë se viktima e 28 e COVID-19 në Shqipëri ishte një 60-vjeçar i me inicialet R.K.
Tirananews ka mësuar se bëhet fjalë për vëllain e të fortit të Tiranës të njohur me nofkën “Gjenerali”, Nehat Kullës.
Ramazan Kulla ndërroi jetë në terapi intesive në spitalin Shefqet Ndroqi.
“Pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet). Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetëisë një ditë më parë.