Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi në një intervistë në Ora News foli për reformën zgjedhore dhe për aksionin opozitar. Korreshi u shpreh se opozita është e copëzuar por tani është në një rrugë të mbarë.
Korreshi: Opozita e copëzuar, por tani jemi në një rrugë të mbarë. Ramës i intereson të bllokojë reformën zgjedhore. Komisionit të Reformës zgjedhore i ka mbaruar mandati. Ne nuk e duam bashkëkryetarin e PD-së. Grupi parlamentar i PD ka platformën e vet. Gjithësecili nga deputetët ti rikthejë legjitimetin parlamentit. Në cdo moment ka mundësi që palët të ulen në dialog.
Cdo gjë kalon përmes dialogut. Normaliteti në Parlament do rikthehet vetëm përmes dialogut. Basha shijet e byrekut i ka të holla.