Deputeti Saimir Korreshi del kundër procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike së vulës. Në një prononcim për mediat nga jashtë Kuvendit, Korreshi tha se mund të ketë edhe një mbledhje tjetër të Këshillit Kombëtar. Korreshi i’u drejtua demokratëve, ku i tha se lufta në PD nuk bëhet për ta, por për interesa personale.
“I lumtë që ka plotësuar formularin Basha. Por mund të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar rrugës. Ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar.
Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq. Atllas i ri, por i grisur shumë shpejt. Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë votuar nga demokratët mos të bëjnë farsë. Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në”,-tha Korreshi.
