Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj 5 të dyshuarve, të cilët akuzohen si të përfshirë në një aferë korrupsioni në Apelin e Korçës.
Dy prokurorët e çështjes Sotir Kllapi dhe Enkelejda Millonai, përveç gjyqtares Mimoza Margjeka kanë marrë si të pandehur bashkëshortin e saj, Arben Cara, avokatin Skënder Damini, Klaudjo Zhillën si dhe Nejton Balin. Ndaj të gjithëvë janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv dhe aktiv.
Hetimi i SPAK nisi pas disa informacioneve se personat e larpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin organizuar lirimin nga qelia të vëllait të Nejton Balit, Orionin, i cili ishte arrestuar në korrik 2020 për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.