Pesë autobusa shqiptarë prej mëngjesit janë ndaluar në Morinë duke mos u lejuar nga autoritetet kosovare të kalojnë.
Sipas mediave bëhet fjalë për një urdhër të Ministrisë së Transportit të Kosovës, por që nuk bëhet i qartë për çfarë urdhri bëhet fjalë. Drejtuesit e autobusave thonë se janë të licencuar për të kryer linjën “Tiranë-Kosovë-Tropojë”. Ata thonë se nuk janë njoftuar për këtë bllokim.