Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç vendimin e Komiteti Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për pranimin e rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, e quan të turpshëm dhe skandaloz. Ai tha se vendimi kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.
“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për rekomandimin për pranimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Europës, sepse për herë të parë është propozuar pranimi i një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk është i njohur ndërkombëtarisht”, tha Daçiç, raportojnë mediat serbe.