Tenisti serb, Novak Djokovic ka folur për mediat pas deklaratës nacionaliste që bëri një ditë më parë, ku pas ndeshjes me Aleksandar Kovacevic në Roland Garros iu drejtua kamerës, duke shkruar “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.
“Kjo është më e pakta që mund të bëjë. Kam detyrimin si figurë publike të jap mbështetjen time. Si djalë i një babai të lindur në Kosovë, ndjej nevojën për të dhënë mbështetjen time për Serbinë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja për popullin e Kosovës dhe të Serbisë, por në situata të tilla duhet të tregosh unitet”, përforcoi mendimin e tij Djokovic.
Megjithatë, tenisti serb u shpreh se është kundër dhunës dhe se çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.