Federata e Tenisit të Kosovës e ka cilësuar gjestin e tenistit serb, Novak Djokovic, në përfundim të ndeshjes në French Open, nxitëse të mëtejshme të dhunës.
Në një reagim zyrtar theksohet se shkrimi “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën” nga ndikon në rritjen e tensioneve mes dy vendeve, në një kohë ku gjërat janë të agravuara.
“Komentet e bëra nga Novak Djokovic në fund të ndeshjes së Roland Garros ndaj Aleksandar Kovacevicit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes dhe postimi i tij në Instagram përfaqësojnë një seri të thellë për keqardhje. Novak Djokovic ishte tashmë autor i veprimeve të ngjashme në të kaluarën. Pavarësisht një mesazhi të përgjithshëm kundër dhunës, deklarata “Kosova është zemra e Serbisë” dhe deklaratat e mëtejshme pas ndeshjes, bërë nga një personazh i tillë publik, me rastin e një ngjarjeje mbarë botërorë si ajo French Open, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit mes të dyjave shteteve, Serbisë dhe Kosovës. Federata e Tenisit e Kosovës vazhdon të rekomandojë fuqishëm sportistët dhe njerëzit e sportit të punojnë për paqen dhe të përmbahen nga keqpërdorimi i pozicionit të tyre në sport për qëllime politike”, shkruhet në komunikatë.