Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova, fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Hapur Evropian që po mbahet në Prishtinë. Sportisti nga Kosova garoi në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzoi sportistin duke shkruar në rjete sociale: “Xhudisti ynë, Akil Gjakova, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Hapur, të mbajtur në Prishtinë, duke shkëlqyer me performancën e tij”, shkroi në rrjete sociale.
Gjakova mposhti në gjysmëfinale rumunin Petru Pelivan, ndërkohë që për të siguruar medaljen, mposhti në finale italianin Manuel Lombardo.
Kosova në këtë Kampionat u përfaqësua me 4 garues, ku tre prej tyre Dardan Cena, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi siguruan medalje bronztë, ndërsa Gjakova “rrëmbeu” medaljen e artë.