Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit 1:0 në “Fadil Vokrri”.
Golin e vetëm e shënoi Florent Hasani në minutën e 69-të.
Kosova hyri në këtë ndeshje me formacionin e dytë, ndërsa kontrolluan totalisht ndeshjen duke pasur një mori rastesh.
Edon Zhegrova pësoi lëndim dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Pas kësaj ndeshje, Kosovën e pret ndeshja shumë e vlefshme ndaj Malit të Zi të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”.