Kosova duket se do të shkojë në zgjedhjeve të parakohshme. Ditën e djeshme ka patur një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit opozitar të PDK-së, Memli Krasniqi.
Gazetari Venhar Isufi u shpreh pritet të ketë një përgjigje përfundimtare nga elementët opoziatër sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.
”Muajt në vijim pritet të jenë muajt zgjedhor. Qershori dhe korriku shihet se është mundësia më e mirë për zgjedhje të parakohshme. Pas takimit të Kurtit dhe Krasniqit është duke përfunduar dhe mandati i Kurtit është viti i fundit duke qeverisur. Po i përgjigjet ftesës pozitivisht për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Këtë e kanë kërkuar vazhdimisht opozitarët, ku sipas kreut të PDK-së, Krasniqit dje tha se tema kryesore ka qenë ngërçi i krijuar në Kuvend por dhe tema të tjera që u diskutuan, si ekonomisë që kemi inflacion shumë të lartë, ngritje të çmimeve dhe tema të tjera”, tha Isufi.