Biznesmeni i njohur Kosovar Behxhet Pacolli uroi sot nëpërmjet një postimi klubet e futbollit të Prishtinës, Llapit dhe Dritës për suksesin e arritur për të marrë pjesë në garat europiane.
Pacolli shkruan se: “Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti, na kanë dhënë vazhdimisht emocione dhe na kanë bërë krenar.”
Postimi i Pacollit:
Sot kur përfundoi edicioni 2020/2021 i garave në futbollin e Kosovës, dua të përgëzoj të gjithë, e në veçanti lojtarët e të gjitha klubeve për angazhimin e tyre në një vit të vështirë pandemie.
Urime të sinqerta për FC Prishtinën, KF Llapin dhe FC Dritën, për suksesin e arritur në këtë edicion dhe ju dëshiroj suksese ne garat Evropiane.
Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti, na kanë dhënë vazhdimisht emocione dhe na kanë bërë krenar.
Suksese dhe mbarësi të gjithëve!