Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kosovë, përfundon numërimi i votave nga diaspora

17:15 / November 15, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhje kosove
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votave me postë, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për disa komuna të Kosovës në kuadër të procesit zgjedhor.

Këto rezultate kanë ndikuar në balancimin e garës zgjedhore në disa prej komunave, duke nxjerrë në pah konkurrencën e ngushtë ndërmjet kandidatëve, veçanërisht në balotazhet e mbajtura. KQZ ka njoftuar se të hënën procesi i numërimit do të vazhdojë për një pjesë të pakove që janë tërhequr nga kutitë postare në ShBA dhe Australi.

Më poshtë paraqiten të dhënat e detajuara për komunat Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Mitrovicë e Jugut dhe Viti, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së. Votat e diasporës, kryeson në Pristinë kandidati i VVKomisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen zyrtare të saj ka publikuar edhe rezultatin e votave me postë për Komunën e Prishtinës. Votat nga diaspora më së shumti i ka marrë kandidati i Vetëvendosjes. Hajrulla Çeku ka marrë gjithsej 395 vota, ndërsa Përparim Rama ka marrë 168 vota.

Votat e diasporës, kryeson në Fushë Kosovë kandidati i VVKa përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në Komunën e Fushë Kosovës.

Valon Prebreza i VV-së prin me votat me kusht dhe ka siguruar 70.18% të tyre, ndërsa Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 29.82%. Kurse, te votat me nevoja të veçanta kryeson Osmani me 51.61%, ndërsa Prebreza ka marrë 48.39% të këtyre votave.

Votat e diasporës, kryeson në Pejë kandidati i LDKNë faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë janë publikuar rezultatet e numërimit të votave me kusht dhe të atyre të personave me nevoja të veçanta për balotazhin e 9 nëntorit në Komunën e Pejës.

Sa i përket votave me nevoja të veçanta, Gazmend Muhaxheri ka marrë 107 vota, ndërsa kandidati i VV-së, Taulant Kelmendi, vetëm 38. Ndërsa te votat me kusht, Kelmendi ka marrë 14 vota, ndërsa Muhaxheri vetëm 8.

Votat e diasporës, kryeson në Mitrovicën e Jugut kandidati i VV

Në faqen e KQZ-së tashmë janë publikuar votat me postë për Komunën e Mitrovicës së Jugut. Fitore edhe me votat e diasporës ka shënuar kandidati i Vetëvendosjes. Faton Peci i VV-së ka marrë gjithsej 298 vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK-së ka marrë 125 vota.

Votat e diasporës, kryeson në Viti kandidati i VV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e votave me postë për Komunën e Vitisë, ku rezultati mes Sokol Halitit të LDK-së dhe Arsim Ademit të VV-së ka qenë shumë i ngushtë.
Edhe pas numërimit të votave me postë, nga të cilat Ademi ka marrë 317 dhe Sokol Haliti 234, LDK ka arritur të mbajë primatin e partisë fituese të balotazhit, me një dallim prej vetëm 136 votash në rezultatin përfundimtar. Sipas faqes së KQZ-së, Sokol Haliti ka gjithsej 8,622 vota, ndërsa Arsim Ademi 8,486.

Diaspora Kosovë zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.