Spanjollët kanë filluar të ndiejnë presionin e rritjes së kostove të jetesës teksa rritja e madhe e çmimeve të energjisë e shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë ka rënduar xhepat e qytetarëve. Me afrimin e verës, Spanja është gati të fillojë sezonin e pikut të konsumit të energjisë elektrike. Faturat e shtrenjta të energjisë pritet të shtojnë një barrë tjetër financiare për çdo banor.
Norma e inflacionit në Spanjë u rrit në 9.8% në Mars, më e larta që nga viti 1985. Shumë banorë kanë ndjerë rritjen e shpenzimeve të jetesës, veçanërisht tek faturat e gazit dhe energjisë elektrike.
“Po shohim që çmimet janë rritur shumë në përgjithësi, sidomos të rinjtë që marrin shtëpi me qira, e ndjejnë më tepër. Ne kemi një buxhet të caktuar për qira, por tani buxheti rritet me 40 deri në 50 Euro në muaj. Rritja e faturave të gazit dhe energjisë elektrike janë shumë të dukshme”.
Shumë janë të vetëdijshëm se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës po i prek drejtpërdrejt ata dhe shpresojnë që situata të zgjidhet përmes negociatave paqësore.
“Unë nuk mendoj se duhet të mbështesim asnjë luftë apo konflikt, sepse unë jam kundër dhunës. Ne duhet ta zgjidhim problemin me diplomaci dhe dialog”.
Spanja nuk është i vetmi vend europian që ka ndjerë efektet negative të luftës pasi edhe vende të tjera kanë shënuar norma të larta të inflacionit, çka ka dëmtuar rëndë ekonomitë e tyre.