Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për deputet të Partisë SocialDemokrate.https://bfd4d827a2e59ee1029db15a5f9f9cd2.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-37/html/container.html
Në këtë mënyrë, Tom Doshi lejohet të garojë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit,.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso kërkoi përjashtimin e PSD nën argumentin se kryetari i saj Tom Doshi është shpallur në listën e zezë amerikane: : Ne e kemi bërë qëndrimin tonë publik, që shkon në vijën e ditur tashmë, kur kandidati ka një vendim dëbimi, që barazohet me vendimin penal, se shumë vende e ka dëbimin si alternativ si burg apo një vepër penale dhe nga qëndrimet publike të vendeve që kanë marrë këtë lloj mase, duhet të ishin marrë parasysh, që të verifikohen rastet jashtë territorit të vendit, që të trajtohen me seriozitetin e duhur, ne jemi të mendimit që subjekti nuk i lind e drejta të kandidojë.
Kryetari i KQZ-së, Celibashi u shpreh gjatë mbledhjes se do të bëjë verifikimet e thelluara për çdo kandidat për të cilët ka indicie duke përfshirë edhe Tom Doshin, por aktualisht nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit.