KQZ vendos të mos e regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Kjo vendimmarrje, sipas përfaqësuesit ligjor të grupit “Alibeaj”, Indrit Sefa, është politike.
“Ku e ka që kryetari i Partisë merr akt individual? Në asnjë dispozitë. Komisioneri prej më shumë se 8 ditë mban pezull çështjen. Ka një afat 48 orë, KAS-i ishte i qartë. Ka vendimmarrje politike për të ndërhyrë drejtpërdrejtë në zgjedhje. Komisioneri është produkt i kësaj politike, komisioneri e di kujt i shërben, Ai i la vetes dhe PD 48 orë afat, u bë e qartë nga ana jonë se s’kishte asnjë problematikë nga dokumentacioni ynë. Ai e kishte për detyrim që pas kësaj ai të merret një vendim. Është bërë me qëllim që komisioneri të dilte me vendimmarrje. Komisioneri bashkon dy kërkesa me një shqyrtim për të penguar PD të regjistroheshin. Ky shqyrtim i përbashkët është në dëm të PD. Komisioneri bëri akt politik”, tha Sefa.