Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në Belsh.
Bashkinë Belsh e fitoi kandidati socialist Arif Tafani me 4,537 vota, i cili përballë kishte kandidatin e koalicionit “BF”, Bedri Qypi me 4497. Diferenca mes dy kandidatëve ishte 60 vota.
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” iu drejtua KQZ-së me një shkresë më datë 18 maj, ku pretendoi se kishte paligjshmëri për rezultatin e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës dhe të Belshit.