Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpret mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarit. Kundërshtari i tij në 14 Maj, Lefter Maliqi, thotë se një vendim i tillë është i turpshëm, madje e cilësoi si një skandal i madh.
“Poshtë diktatura. Diktatori Edi Rama ka blerë KQZ, turp i madh dhe një skandal i madh, ky që bën ky këtu bashkë me këta, është turpi më i madh i Shqipërisë, e kemi votuar në parlament, që kur jep deklarime të rreme, automatikisht lë mandatin, këta nuk pyesin as parlament, as Gjykatë e Lartë”, u shpreh Lefter Maliqi.
“Rithemelimi” pretendon se Kreshnik Hajdari la fshehur dënimin me 4 muaj burg, që më pas u konvertua në shërbim prove për kalim të paligjshëm të kufirit nga shtetit grek.
