Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve (KQZ) ka ndaluar 5 aktivitete të socialistëve pasi janë kategorizuar si abuzim me fondet shtetërore për qëllime elektorale.
Bëhet fjalë për Ministren e Kulturës, Elva Margariti e cila në datën 24 mars në orën 14:00 kishte organizuar një bisedë të hapur “për klasterin dixhital për audiovizivën”. Por tashmë ky aktivitet nuk do të zhvillohet, pasi pas vendimit të KQZ-së është anuluar.
Flamur Golemit, kryebashkiakut të Gjirokastrës i është ndaluar zhvillimi i 3 aktivitete.
Këto të fundit janë për: Inspektim punimesh në rrugën e fshatit Zhulat, turizmin dhe të rinjtë, përgatitja e studentëve për tregun e punës si edhe përmirësimi i cilësisë së jetës.
Në njërin prej tyre do të merrte pjesë dhe drejtuesja e PS-së në Gjirokastër, Mirela Kumbaro.
Ndërsa kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Kralit i është ndaluar që të bëjë një takim me ekselentët e qytetit, ku i pranishëm do të ishte edhe deputeti socialist, Etjen Xhafa.