Aktivistja Evi Kokalari, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili krahasoi deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma me Nora Kelmendin për përgjigjen që i dha kryeministrit Rama në parlament.
Përmes një postimi në “Facebok”, Kokalari shkruan se të krahasosh Dumën me Nora Kelmendin është të kesh “zero” dinjitet, pasi sipas saj përgjigja e deputetes ndaj Ramës, të cilën kreu i PD e quan “epike” ishte tepër vulgare.
Kokalari thekson se Duma dinte të gjitha planet e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, për të helmuar me gaz demokratët më 8 janar të këtij viti.
“E po të vazhdosh të krahasosh Grida Dumën me Nora Kelmendin, dhe atë qe i tha Grida Ramës në parlament Ramës që keta e quajnë ‘epike’, por që ishte po aq vulgare sa Grida & Rama vet, është të kesh ‘ZERO’ dinjitet.
“Nora e Kelmendit” të Sali Berishës i dinte të gjitha planet e Bashës për të helmuar demokratët në 8 Janar, dhe për të helmuar të gjitha gratë e PD-së që atë ditë hynë në seli dhe shkatërruan mushkritë e tyre, dhe hyri në atë seli atë mëngjes me bodyguard për të vazhduar me planin e ditës.
For the love of GOD – na ruaj të paktën dinjitetin neve që të dolëm në krahë, sepse seriozisht personalisht më vjen turp për ata demokrat që na mbeshtetën.
Mos fol më për Gridën z. Berisha, se ofendon çdo demokrat që të doli në krahë.