Diplomati amerikan, krahu i djathtë i Donald Trump, Richard Grenell ka mbërritur sot në Tiranë.
Nga ajo që u raportua në media, u bë me dije se Grenell mbërriti në Aeroportin e Rinasit në orën 11:00, ndërsa pas mesditës është fotografuar në kafenenë e një prej hoteleve kryesore në kryeqytet.
Kujtojmë këtu se një ditë më parë, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim njoftoi mbërritjen në vendin tonë të dy anëtarëve të Kongresit amerikan, Slotkin, David Valadao dhe La Turner.
Kim bëri me dije se kongresmenët ndodhen këtu për të zhvilluar takime të rëndësishme me disa prej liderëve shqiptarë. Ajo nuk dhe asnjë detaj specifik sa i takon temave të diskutimit.
Ish-Ambasadori amerikan në Gjermani, i dërguari special për bisedimet Serbi-Kosove dhe këshilltari i sigurisë së Presidentit Trump, vetëm dy net më parë u pa në Florida, ku mori një çmim vlerësues nga ish-Presidenti Trump.
Nuk dihen arsyet dhe agjenda e Richard Grenell në Tiranë. Dy ditë më parë Grenell u emërua shef i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.
Grenell shikohet si sekretar i ardhshëm Shteti nëse Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Vizita e Grenell në Tiranë ka ndezur dyshimet e të gjitha krahëve se pse kjo ardhje surprizë e tij./