Kryeministri Edi Rama ka mohuar lajmin e publikuar në një televizion, në të cilin thuhej se qytetarët që kanë hyrë në shtëpitë e rindërtuara pas tërmetit, do të duhet të paguajnë një kredi të butë.
Kreu i qeverisë thekson se shtëpitë e familjeve të prekura nga tërmeti do të rindërtohen dhe do t’u jepen falas.
“LAJM I RREMË SY PËR SY! Kështu thonë kudo ku rindërtohet pas tërmetit, përveçse në Shqipëri ku shtëpitë u janë rindërtuar dhe do t’u rindërtohen FALAS të gjitha familjeve të prekura! Zoti i ruajttë shqiptarët nga epidemia e lajmeve të rreme”, shkruan Rama.