Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, është shprehur se Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse ekzistenca e vendit kërcënohej.
Kjo deklaratë vjen pas gati katër javëve që Rusia pushtoi Ukrainën. Këtë e tha në një intervistë për CNN, ku është pyetur se a është e sigurt që Vladimir Putin nuk do të përdorte armë bërthamore.
“Ne kemi një koncept të sigurisë së brendshme dhe ai është publik, ju mund të lexoni të gjitha arsyet për përdorimin e armëve bërthamore. Pra, nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë ai (arsenali bërthamor) mund të përdoret ”, tha ai.
“Nuk ka arsye të tjera që të përdorim armë të tilla,” – tha ai ndër të tjera.
Rusia ka pushtuar Ukrainën mëngjesin e 24 shkurtit, ku si pasojë dhjetëra njerëz kanë vdekur ndërsa miliona janë larguar nga Ukraina.