Kreshnik Spahiu ka bërë një llogaritje të pensionit që do të marrin deputetët.
Përmes një postimi në “Facebook”, analisti shkruan: “1 mandat, përfiton 2500 euro pension suplementare + pensionin që i takon nga puna që ka bërë në jetë (+pension si ekonomist, jurist etj)”.
Postimi i plotë:
Kush ka qenë deputet minimumi 1 mandat, përfiton 2500 euro pension suplementare + pensionin që i takon nga puna që ka bërë në jetë, (+pension si ekonomist, jurist etj)
Në këto 33 vite kemi pasur 830 deputetë të ndryshëm)
2500 x 830 = 2.1 milion euro çdo muaj do paguhen deri sa të vdesin 80, 90 ose 100 vjeç.
Këtu nuk kam llogaritur ministrat, presidentët, kryeministrat dhe funksionarët e tjerë……
Tregojani këto shifra pensionistëve që keni në familje