Juristi Kreshnik Spahiu solli në vëmendje debatet politike mes Edi Ramës dhe Besnik Mustafajt në vitin 2000.
Sipas tij debatet politike sot dhe ballafaqimet e drejtpërdrejta për t’i prezantuar qytetarët me kandidatët mungojnë dhe mbizotëron dominimi i logos dhe kryetarit të partisë.
“Debatet drejtpërdrejtë me kandidatët kanë qenë ato të vitit 1999 kur Edi Rama debatonte me Besnik Mustafajn dhe pas 25 vitesh nuk kemi një fushatë zgjedhore e cila të ketë ballafaqim të kandidatëve drejtpërdrejtë sepse në zgjedhjet lokale është e domosdoshme ballafaqimi i drejtpërdrejtë sepse njerëzit duhet të votojnë kryeministrin e kryeqytetit dhe nuk duhet që vota të shkojë politikisht për partinë.
Ajo çfarë vë re është që janë eklipsuar kandidatët dhe përsëri dominojnë logot dhe krerët e partive. Unë ndjej keqardhje që hapet fushata elektorale me tone raciste ku kryeministri bullizon rivalin e Tiranës për ngjyrën e tij të lëkurës dhe kjo është e papranueshme dhe në thyerje të etikës totale të fushatës elektorale”, u shpreh Spahiu.