Sot është 34 vjetori i 8 dhjetorit 1990, kur nisi lëvizja studentore e cila solli përmbysjen e regjimist komunist. Më shumë foli një nga organizatorët e asaj lëvizje, juristi Kreshnik Spahiu.
Spahiu e cilësoi atë një ndryshim paqësor, pasojë e zhvillimeve në Evropën Lindore, duke theksuar se studentët nuk ishin iniciatorët kryesorë, por një pjesë e një procesi më të gjerë.
“8 dhjetori i konsumuar përdoret dhe keqpërdoret për 34 vite. Do doja të risillja disa fenomene që nuk janë përmendur për shumë vite. Ne shqiptarët kemi qenë të fundit në çdo fenomen evropian. Të fundit për pavarësinë, për shtetin e pavarur, të fundit për tu bashkuar, për të larguar sistemin komunist, të fundit për integrim në Evropë. Ne ishim të fundit sepse ndryshimi i regjimit politik nuk erdhi nga iniciativa e studentëve. 8 dhjetori erdhi si rrjedhojë kronologjike e disa ndryshimeve në Evropën Lindore dhe i kishte ardhur radha Shqipërisë. Kjo është arsyeja që 8 dhjetorit që ndodhi aq shumë paqësor. Për hir të vërtetës në protestat e 8 dhjetorit, kur ne u organizuam në sheshin e Studentit dhe marshuam në rrugën e Elbasanit u ndalëm një kohë derisa u rrahëm nga policia dhe riorganizuam në Qytet Studentit për 4 5 ditë resht deri në krijimin PD.“