Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Kreshnik Spahiu: Lamtumirë, dje humba një mik!

19:05 / September 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dje u nda nga ne, një shok dhe mik i shtrenjtë. Drithërimat më kapluan trupin dhe toka më rrëshqiti nën këmbë. Piva tre kafe ekspres të mblidhja veten. Ishim rritur bashkë, ishim shkolluar bashkë, kishim punuar disa herë bashkë, kishim ndarë bukën në ditë të vështira. Kishim qarë dhe qeshur të dy, në çdo gëzim dhe hidhërim. Ai nuk ishte më aty. U nda krejt papritur, atëherë kur askush nuk e imagjinonte.

Nuk u nda nga jeta jo, as nga bota. Thjesht, ai u largua nga facebooku im. Harroi miqësinë 30 vjeçare. Harroi që ishim si vëllezër. U ligështova dhe s’dija ku gabova, por morra guximin dhe i shkrova. I dashur mik, i dashur vëlla, ku të kam lënduar? Në punë, në familje, në shoqëri, në biznes, në fis, në fe, apo në planet e tua? Ku të kam shkelur dhe s’kam kuptuar?

Mesazhi i tij tronditës erdhi me dy fjalë: –

“Kreshnik, ti më ke sharë kryetarin e partisë!
Kam frikë se ai na sheh që unë të bëj LIKE.
Kam frikë se na shohin që jemi miq në Facebook.
Kam frikë se ata e bëjnë lidhjen se jemi shok.
Unë LIKE i bëj vetë njerzve të partisë”

Së fundmi e kuptova që s’kisha humb vetëm dje një mik, por edhe pardje një mik tjetër, madje dy apo tre ditë më parë disa miq më shumë sepse kisha sharë edhe kryetarin e partisë tjetër! Kishin vdekur mijëra miq apo mikesha sepse unë tashmë isha: “Armiku i partive”. Lamtumirë dhe udha e mbarë o mik, sepse ti kurrë nuk e kishe merituar miqësinë time! Mos u kthe më kurrë, sepse ne tashmë jetojmë në dy botë të ndryshme.

Të vdekurit nuk ngjallen…Nuk do e harroj kurrë nënën tënde kur na gatuante dhe mirëpriste në shtëpinë tuaj. Ishte një grua e mrekullueshme, që të rriti me mundime. Ajo ishte krenar për ty. A po më lexon or mik? Po flas për nënën tënde, që të bëri kokën, jo për “nënën parti”. Gjithsesi nuk më mbetet tjetër veç të të uroj: Të rroftë partia me kryetarin, se ti aty ke lidh gomarin.

Sinqerisht, Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.