Pirro Vengu zëvendëson Agron Taren në postin e Autoritetit Portual të Durrësit. Më herët ai ishte drejtor i antikorrupsionit në kryeministri dhe para zgjedhjeve të 2017 ka qenë shef kabineti i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.
Agron Tare dha dorëheqjen për të vijuar karrierën e tij profesionale, siç dhe bëri të ditur në rrjetet sociale.
Ndërkohë, drejtori i ri i sapoemeruar, u be lajm ne media, pasi ne kohen qe ishte shefi i kabinetit i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i kishte mbërritur fletëthirrja për të kryer ushtrinë në Greqi, pais rezultonte me paspaporte greke.
Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 18 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore.
