Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kreu i ILD-së mesazh gjyqtarëve: Zbardhin vendimet brenda afati ose do nisë hetimi disiplinor

12:07 / May 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
metani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ngriti shqetësimet e moszbardhjes së vendimeve brenda afatit.

Metani u përqëndruar kryesisht tek Gjykata e Tiranës dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë ku edhe kanë qenë ankesat më të shumta për vonesë të zbardhjes së vendimeve.

Ai tha se mirëkupton ngarkesat që kanë gjyqtaret, por theksoi se është e patolerueshme neglizhenca, duke i bërë thirrje që ti zbatojnë afatet, ose do të nisë hetimi disiplinor.

“Inspektimi tekmatik ishte një fotografim i momentit, pra fotografim i një 6 mujori nga korrik 2022 deri në dhjetor 2022 për të parë se çfarë po ndodh në Gjykatën e Tiranës dhe Gjykatën Administrative të Shkallës së parë me zbardhjen e vendimeve. Sepse ankesat ishin për zbardhje me vonesë të vendimeve. Ajo që pamë ishte që shumë gjyqtare dhe shumë çështje, rreth një mijë ishin vendime të zbardhura jashtë afatit 20 ditor. Ky afat fillonte nga 21 ditë, deri tek 1 vit.

Çështja ishte ku do fillojë verifikimi dhe hetimi disiplinor për gjyqtarët që kishin kaluar afatin 20 ditor apo duhet bëhet një analizë për ngarkesën e madhe, vakancat etj.

Afati 20 ditor për zbardhjen e vendimit është shumë i rëndësishëm, por kjo nuk është shkak i drejtpërdrejtë që të fillojë një hetim disiplinor ndaj një magjistrati. Nëse ka raste neglizhence është tjetër gjë. Por ka të bëjë me kushte që nuk ka të bëjë me kushtet e magjistratit, prandaj bëmë analizë. Nga ajo që pamë ishte se 90% e vendimeve ishin zbardhur brenda 120 ditëshit. Ne thamë për këtë periudhë vetëm për gjykatën e Tiranës nëse do nisë hetimi disiplinor do justifikohet nisja e hetimit vetëm me kalimin e afatit 120 ditor.

Është e rëndësishëm që gjyqtarët të marrin mesazhin. Zbardhja e vendimeve është e rëndësishme, e mirëkuptoj ngarkesën që ata kanë, i mirëkuptoj mungesat që kanë, e kuptoj mbingarkesë që kanë edhe për shkak të tipologjisë së çështjes, por nuk tolerohet mungesa e operativitetit, nuk tolerohet neglizhenca. Pra nuk mund të ketë raste që mos preket një vit nga gjyqtari. Me kalimin e afatit, 120 ditore ka filluar hetimi disiplinor për 4 gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës për këtë shkak. Një kontroll tjetër mund të sjellë një situatë tjetër. Në një gjykatë tjetër kya fat nuk është i njëjtë sepse varet nga ngarkesa që ka cdo gjykatë”, tha Metani.

Artur Metani Inspektori i Lartë i Drejtësisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.