Kreu i Pentagonit, Pete Hegseth ka një mesazh për qindra gjeneralë amerikanë. ”Epoka e Departamentit të Mbrojtjes ka marrë fund. Mirë se vini në Departamentin e Luftës”, tha ai, duke kujtuar ndryshimin e emrit të Pentagonit, i cili u bë realitet falë një urdhri ekzekutiv të presidentit amerikan në fillim të shtatorit.
”Liderë politikë të pamend dhe të papërgjegjshëm e kanë vendosur busullën gabim dhe ne kemi humbur rrugën. U bëmë “departamenti woke”. Duhet të fshijmë dekada rënieje. Për shumë kohë kemi promovuar drejtues për arsye të gabuara: sipas racës, kuotave gjinore, të ashtuquajturave përparësi historike”, tha ai. ”Tani duhet të pastrojmë rrënojat. Po i japim fund luftës kundër ushtarëve”,-tha Hegseth.
Hegseth po përgatit gjithashtu një strategji të re kombëtare të mbrojtjes: pritshmëria është që ”siguria dhe mbrojtja e brendshme” të bëhet prioritet i forcave të armatosura (tashmë të dërguara për shembull në kufirin me Meksikën), pas shumë vitesh në të cilat Kina është konsideruar rreziku kryesor për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
