Trupat ukrainase kontrollojnë një sipërfaqe prej rreth një mijë kilometrash katrorë në rajonin rus Kursk. Kështu deklaroi komandanti i forcave të armatosura të Kievit, Oleksandr Syrskyi.
Ne vazhdojmë ofensivën tonë në territorin e rajonit të Kurskut – tha kreu i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrsky, raportohet nga Interfax Ukraine.
“ Aktualisht rreth një mijë kilometra katrorë të territorit rus janë nën kontrollin tonë” ka thënë ai,
Ndërkohë vijojnë luftimet në Donbass mes forcave ruse që përpiqen të thyejnë mbrojtjen ukrainase në Toretsk dhe Pokrovsk. Kievi thotë se janë kryer 25 sulme nga Moska por të gjitha u zmbrapsën.